Njerëzit të cilët kanë vështirësi për të ulur sasinë e peshës mund të përfshijnë bostanin në dietën e tyre. Përbërja e tij me pak kalori dhe me shumë ujë (rreth 90%) si dhe me fibra të tretshme, e bëjnë bostanin një frut shumë të rëndësishëm për konsumim. Studimet tregojnë se gjysmë filxhan me lëng bostani përbëhet nga 60 kalori. Prandaj ajo mund të përfshihen në programet që përdorni për humbje peshe.
Vitamina B që gjendet në bostan ndihmon në eliminimin e toksinave të dëmshme nga trupi. Ato përmirësojnë funksionimin e sistemit nervor.
Lidhur nga këto avantazhe që sjell bostani, ju këshillojmë ta konsumoni atë në dietën tuaj të përditshme. Bostani është me të vërtetë një pemë me elemente esenciale ushqyese për trupin e njeriut.


