Brenda dy vitesh mund të kemi “bebe me tre prindër”

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Metoda teorike dhe shumë e diskutueshme për të bërë fëmijë nga tre prindër, duke përdorur fertilizimin in-vitro (IVF) për të futur gjene të caktuar nga një person i tretë në embrion, është menduar dhe testuar prej shumë kohësh.bebe me tre prinder

Pas shumë kërkimeve dhe testimeve tek vezët e dhuruara, shkencëtarët nga Universiteti Newcastle kanë arritur më në fund që të testojnë metodën e tyre të zëvendësimit të mitokondrisë tek embrionet e njerëzve. Ata shpresojnë që brenda dy vitesh të bëjnë realitet këtë terapi.

Kjo metodë zëvendëson mitokondrinë e dëmtuar të bartur nga nëna tek foshnja, me versione të shëndetshme nga një dhuruese tjetër. Mitokondria siguron energji për të gjitha qelizat, dhe një e metë e vogël mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme tek bebet.

Procesi përfshin heqjen e materialit gjenetik kyç nga embrioni gjatë kohës që bëhet fertilizimi, dhe mënjanimi i mitokondrisë së dëmtuar të gruas.

ADN-ja prindërore, që përmban të gjitha gjenet kyçe përgjegjëse për  karakterin dhe pamjen e jashtme, do të transferohet më pas tek embrioni i një dhuruese femër, të cilës i është hequr bërthama, por përmban vetëm mitokondrinë e shëndetshme.

Qëllimi i kësaj teknike është që “bebja me tre prindër” të marrë vetëm gjenet e shëndetshme nga prindërit dhe të mos mbart asnjë sëmundje apo të metë nga ata, kështu rreziku do të jetë më i vogël që fëmija kur të rritet të preket nga ndonjë sëmundje e trashëgueshme.

Pjesa më e madhe e ADN-së së bebit me “tre prindër” sigurohet nga nëna dhe babai, ndërsa prindi i tretë furnizon vetëm 2% të gjeneve të fëmijës. Asnjë prej këtyre gjeneve nuk kontrollon karakteristika si flokët apo ngjyrën e syve.

Sipas shkencëtarëve nga Universiteti Newcastle, kjo metodë ka funksionuar që në eksperimentet e para të kryera në vitin 2010, por nga 200 procedura të suksesshme të zëvendësimit të mitokondrisë, 79% e embrioneve kishin më pak se 2% mitokondri me të meta (fëmijët me më pak se 30% të meta nuk preken nga ndonjë sëmundje degjenerative).

Meqë akoma nuk dihet si do të ndikojë kjo metodë tek fëmijët me kalimin e kohës, shkencëtarët kanë vendosur ta testojnë atë vetëm tek bebet mashkull (vetëm femrat mund të mbartin mitokondri me të meta).

Burimi: Engadget / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale