Brinjë derri në furrë me patate

Kjo është një nga ato pjata që duhen provuar patjetër. Përveçse e shijshme është dhe e shpejtë në përgatitje. Mjafton ti fusësh në tavë të gjithë përbërësit dhe rezultati është mëse i kënaqshëm. Zakonisht kjo pjatë përgatitet në ditët e ftohta, e shoqëruar me një gotë verë të kuqe, por gjithsecili është i lirë ta përgatisë kur të dojë.

patatePërbërësit:

  • 1 kg brinjë derri
  • 500 gram patate
  • 2 dega rozmarinë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 4-5 lugë vaj ulliri
  • Pak kripë të trashë

Përgatitja

Qërojmë patatet. I lajmë dhe i presim në copa. Marrim një tavë dhe hedhim mbi të pak kripë të trashë. Sipër vendosim patatet dhe brinjët e derrit, të cilat duhet të jenë të prera.

Shtypim pak thelpin hudhre dhe i vëmë mbi to. Marrim rozmarinën dhe e shpërndajmë mbi patatet dhe mishin. I spërkasim me vaj ulliri.

Tavën e fusim në furrë të nxehtë 220 gradë përreth 50-60 minuta. Ndërkohë i kontrollojmë dhe i kthejmë hera-herës.

Pasi piqet, e hedhim mishin dhe patatet në pjata dhe i shërbejmë të ngrohta me pak piper të grirë sipër (sipas dëshirës).

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin