Burrat kanë nevojë për shokët: u ul stresin

Burrat e lodhur nga rutina familjare dhe gratë e dëshpëruara nga prania e përhershme e burrave në shtëpi mund ta mirëpresin studimin e fundit gjerman, që nënvizon të mirat që sjell për meshkujt shoqërimi me miq të të njëjtës gjini.

djemteKërkuesit gjermanë zhvilluan një studim në një lloj të veçantë majmuni, i cili nga karakteristikat shoqërore është i ngjashëm me njeriun. Ky lloj majmuni jeton në grupe me shumë meshkuj dhe shpesh zhvillojnë beteja të forta mes tyre për të siguruar ushqimin ose për të fituar femrën që kanë zgjedhur. Megjithatë, disa prej meshkujve krijojnë një lloj rrethi miqësor dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Te këto kafshë u pa gjithashtu se kortisoli, i ashtuquajtur edhe hormoni i stresit, tenton të ulet në praninë e miqve, ndërsa rritet kur janë me partneren ose anëtarët e tjerë të familjes.

Rezultoi madje se majmunët të cilët kishin miq, edhe kur luftonin me majmunë të tjerë, ishin më pak të stresuar.

Duke ia përshtatur një sjellje të tillë njerëzve, rezulton se një gotë me shokët ose një lojë futbolli me miqtë është në fakt një antistres për burrat./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?