Burri 114-vjeçar na tregon sekretin e jetëgjatësisë së tij pa asnjë sëmundje

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ai është në gjendje të shëtisë kudo në mënyrë të pavarur edhe pse është 114 vjeç. Po flasim për Bernardo Lapalon, brazilian, i LaPallocili thotë se është kujdesur për shëndetin mendor shumë, duke lexuar libra e duke zgjidhur fjalëkryqe të një niveli të lartë vështirësie. Bernardo thotë se ecën rreth 2.5 km në park ose në natyrë çdo ditë dhe ka ende dhëmbët dhe flokët e tij natyralë.

“Ndoshta është gjenetika ajo që më ka ndihmuar”, shprehet Bernardo, sepse ka fatin të jetë pjesëtar i një familjeje, anëtarët e së cilës kanë qenë jetëgjatë.

Gjyshja e tij ka jetuar 107 vjet, nëna 105 vjet dhe babai 99 vjet. Ai është i biri i një mjeku popullor dhe mendon se pikërisht ky është çelësi i jetëgjatësisë së tyre.

Pesë ushqimet që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës, janë: mjalti, kanella, vaji i ullirit, hudhra dhe çokollata. Konsumimi i frutave dhe perimeve të freskëta, stërvitja dhe gjumi i shumtë janë një rutinë që nuk i janë ndarë kurrë jetës së tij dhe çuditërisht asnjëherë nuk e ka parë derën e spitalit, as për ndonjë virozë stinore./ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?