Kryefaqja Shendeti a-z B Bursiti, si të lehtësojmë dhimbjen

Bursiti, si të lehtësojmë dhimbjen

0
Shpërndaje

Gerald Kola, Konsulent Mjekësor

Bursiti është një gjendje e dhimbshme që ndikon në bursat (qese të vogla të mbushura me lëngje) që mbështesin kockat, tendinat dhe muskujt pranë nyjeve artikulare (artikulacioneve). Bursiti ndodh kur bursa inflamohet (skuqet, irritohet). Vendet më të zakonshme për bursitin janë në shpatull, bërryl dhe vithe, por mund të ndodhë edhe në gju, thembër dhe në bazën e gishtit të madh. Bursiti shpesh ndodh pranë nyjeve që kryejnë lëvizje të shpeshta përsëritëse.

Si diagnostikohet bursiti?

Mjeku e diagnostikon bursitin bazuar në simptomat dhe gjetjet në ekzaminim fizik. Disa teste diagnostike mund të kryhen për të përjashtuar shkaqet e tjera të dhimbjes. Këto përfshijnë:

  • Një grafi e zonës së prekur për të kërkuar prishje të kockës (zona anormale) ose artrit.
  • Aspiracion, në të cilin merret lëng nga bursa e fryrë dhe vlerësohet nën mikroskop, për të përjashtuar infeksionin.
  • Analizat e gjakut për të parë nëse ka artrit reumatoid ose diabet.
  • Analizë imazherike me rezonancë magnetike (MRI), por kjo është shumë e rrallë.

Si trajtohet bursiti?

Megjithëse bursiti përgjithësisht zhduket brenda pak ditësh ose javësh, dhimbja mund të jetë e vazhdueshme. Trajtimi fillestar zakonisht përbëhet nga barna anti-inflamatore jo-steroide (NSAID), të tilla si ibuprofeni ose Piroxicami, për të zvogëluar dhimbjen dhe inflamacionin. Akulli mund të aplikohet në zonën e prekur (jo direkt në lëkurë), siç rekomandohet nga mjeku. Një kortikosteroid (kortizonik) mund të injektohet në dhe përreth bursës së inflamuar. Në raste të rënda, mund të jetë e nevojshme që të përdoret një gjilpërë për të tërhequr (thithur) lëngun nga bursa e inflamuar dhe e fryrë. Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e presionit (shtypjes). Në kushte të vazhdueshme (kronike), bursat mund të hiqen në mënyrë kirurgjikale. Një program me fizioterapi që përfshin tërheqjen dhe ushtrimet e përqendruara forcuese mund të jetë i dobishëm. Një fizioterapeut mund të aplikojë nxehtësi dhe ultratinguj për të relaksuar nyjet artikulare. Bursiti mund të përsëritet, veçanërisht nëse angazhoheni rregullisht në stërvitje të forta ose në punë fizike të rëndë. Duhet të merrni masa për të shmangur tendosjet ose dëmtimet e mëtejshme.

Si mund ta parandaloni bursitin?

  • Nxemja (ngrohja) përpara ushtrimeve të fuqishme dhe ftohja pas ushtrimeve është mënyra më efektive për të shmangur bursitin dhe llojet e tjera që ndikojnë në kockat, muskujt dhe ligamentet.
  • Shmangni aktivitetet që përkeqësojnë problemin.
  • Duhet të relaksoni (duke pushuar) zonën e prekur pas aktivitetit.
  • Zbutni artikulacionet për të shmangur presionin e zgjatur dhe traumën

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here