ByPass aortokoronar, një informacion për zemrën që duhet ta dimë

Nga Spitali Villa Maria

Rivaskularizimi miokardit (apo bypass aorto-koronar) ëshë më i përhapuri në operacionet e kardiokirurgjisë. Është trajtimi kirurgjikal për sëmundjet ishemike të zemrës. Sëmundjet ishemike të zemrës janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në vendet e industrializuara dhe mund të paraqitet në forma të ndryshme, si: infarkt miokardi apo dhimbje të kraharorit (angina pectoris).

bypassInfarkti ndodh sepse arteriet koronare që sjellin gjakun në muskulin e zemrës tkurren ose mbyllen. Bypass Aortokoronar ndihmon për të sjellë gjak në zonën e zemrës që merr pak gjak për shkak të obstruksioneve koronare.

Diagnostikimi i stenozës koronare bëhet me anën e koronarografisë, një ekzaminim me risk minimal dhe dobishmëri maksimale.

Në bypass aorto-koronar përdoren arteriet mamare dextra/sinistra, arteriet radiale dextra/sinistra, arterie gastroepiploike ose vena – si vena safena e këmbës. Rrugët arteriale kanë jetëgjatësi më të madhe prandaj përzgjidhen të parat në rivaskularizimin e miokardit. Në pjesën më të madhe të qendrave të kardiokirurgjisë përdoren më shpesh rrugët arteriale (që rivaskularizimi i miokardit të jetë krejtësisht arterial) për t’u siguruar pacientëve të bypass-it një jetëgjatësi më të madhe.

Rivaskularizimi i miokardit është një ndërhyrje që mund të realizohet me anë të qarkullimit ekstrakorporal (jashtëtrupor) me zemër të ndalur. Teknologjitë inovative të zhvilluara së fundmi kanë lejuar të punohet me zemër duke rrahur (njihet ndryshe si kirurgjia off pump).

Zhvillimi i teknologjisë në kardiokirurgji ka lejuar që ndërhyrjet e rivaskularizimit të miokardit të jenë miniinvazive. Bypass Aorto-koronar është në përgjithësi një ndërhyrje e sigurt: risku operator është në pjesën më të madhe të rasteve më i vogël se 2%. Rreziqet për sëmundjet koronare të zemrës që nuk trajtohen, janë sigurisht më të larta. Pacienti i operuar i rikthehet jetës së përditshme pas disa ditësh shtrimi dhe një jave rehabilitimi.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç