Përbërësit
Për brumin duhet:
- 350 g miell
- pak kripë
- 10 ml vaj ulliri
- 150 ml ujë i vakët
- 300 g ragu ose mish i grirë
- 2 kokrra qepë mesatare
- 200 g salcë domate
- 300 g petë të thata
- pak kripë
- vaj ulliri
- pak piper
Përgatitja
Si fillim përgatisim brumin për petët. Hedhim miellin në një enë qelqi ku shtojmë rreth 150 ml ujë të vakët, vaj ulliri dhe pak kripë. E ngjeshim brumin mirë derisa të arrijmë një masë homogjene. E mbulojmë me pecetë kuzhine enën ku kemi brumin dhe e lëmë të pushojë rreth 20 minuta.
Ndërkohë vazhdojmë me përgatitjen e mbushjes së byrekut.
Në një tigan skuqim qepën e prerë në kube me pak vaj ulliri. Pasi qepa është kavërdisur, shtojmë salcën e domates. Më pas shtojmë mishin dhe i lëmë për disa minuta në zjarr. Shtojmë kripë dhe pak piper.
Pasi kemi hapur petët në tavë, shtojmë mbushjen. Sipër shtojmë dhe disa petë të thata. Në këtë byreku merr një shije të veçantë. Shtojmë dhe 2-3 petë të tjera duke hedhur pak vaj ulliri midis petëve. Mbyllim byrekun dhe më pas shtojmë edhe petën e fundit. Para se ta pjekim, byrekun duhet ta presim.
Byreku piqet në temperaturën 200 gradë për 40 minuta. Më pas serviret i ngrohtë.


