C’ duhet të dini rreth konsumimit të frutave të thata

Bajamet, arrat, rrushi e fiqtë e thatë, lajthitë, gështenjat janë fruta tashmë të njohura që së bashku me shampanjën, mbushin shportat e dhuratave më speciale.

Ato janë në fakt të pasura me kalori, ( arrat e bajamet) dhe me yndyrna), kështuqë përdorimi i tyre duhet të jetë i pakët dhe i rezervuar për dieta të ekuilibruara. Mënyra më e mirë për konsumimin e frutave të thata është përdorimi i tyre me qumësht në mëngjes. Pra, qumësht, copëza fruta të thata,drithëra, ndonjë copëz çokollatë. Ky në të vërtetë ishte mëngjesi i fshatarëve zvicerianë i përdorur duke parë vlerën e lartë ushqyese.

Një mëngjes i tillë i pasur, është ideal sidomos për fëmijët që duhet të përballen me një ditë të ngarkuar studimesh apo me sport.

Për ata që mund t’ia lejojnë vetes një dhuratë natyrale mund të përgatisin vetë në shtëpi gjalpin me arra e bajame të ëmbla, është i thjeshtë dhe ka veti terapeutike tepër të larta. Frutave të thata mund t’u shtohen disa fara vajorë, të cilat japin energji siç janë farat e lulediellit, të pasura me acide yndyrore të pangopura./shendti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet