Ç’të hani për të evituar dhimbjet e stomakut

Bukë e thekur: është ushqim pa yndyrë të lartë, ju ndihmon të mos rëndoni stomakun me ushqime dhe njëkohësisht ndihmon në reduktimin e aciditetit nga stomaku.

buke e thekurSupë: duke qenë se ka përmbajtje të lëngshme mund t’ju mbajë të hidratuar, thotë Robine Cutkan, doktor në spitalin “Georgeton” në Uashington. Gjithashtu edhe kripa e ndodhur në supë ju vjen në ndihmë. Sigurisht, nëse keni tension të lartë të gjakut, konsumoni sasi të ulët të kripës. Kini kujdes edhe me yndyrën, pasi për t’u tretur lehtësisht nuk duhet të përmbajë yndyrë.

Çaj bimor: çajrat bimore (ato pa kafeinë) mund t’ju vijnë në ndihmë kur vuani nga dhimbjet e stomakut. Kamomili është i preferuari, sepse redukton inflamacionin. Qëndroni larg nga çaji i mentes: mund të shkaktojë urth.

Banane: bananet përmbajnë kalium dhe mund t’ju ndihmojnë shumë nëse jeni të dehidratuar apo keni të vjella dhe diarre, thotë dr. Cutkan. Banania gjithashtu përmban sheqer dhe ju ndihmon të merrni kaloritë në një kohë kur nuk keni shumë uri.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health.com

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet