Çaj apo kafe? Ja cili është më i shëndetshëm

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

kafe apo cajSi çaji edhe kafja zenë një vend të rëndësishëm në dietën ushqimore të gjithsecilit. Por cila nga të dyja është më e shëndetshme? Ja disa fakte që sjellim për ju fansa të çajit dhe të kafes:

Çaji: është i pasur me antioksidantë. Njërëzit që pinë çaj kanë rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, çaji është gjithashtu i njohur për ndikimin e tij pozitiv në shëndetin e trurit. Një studim, ka gjetur se njerëzit që pinin më shumë se dy gota çaji të gjelbër në ditë kishin mundësi më të ulët për të humbur kujtesën në moshë të re, në krahasim me njerëzit që pinin më pak se tre gota çaji në javë.

Konsumimi i çajit është i lidhur me anti-plakjen: studimet tregojnë se qelizat e e personave që pinë çaj rregullisht, kanë moshë më të re biologjike, krahasuar me ata që nuk pinë.

Kafe: një studim nga Universiteti i Harvardit gjeti se ata që pinë rreth 3-5 filxhanë kafe në ditë, mund të kenë më pak gjasa të vdesin para kohe  krahasuar me ata që  pinë pak ose aspak kafe. Kafja është burim i pasur me antioksidantë, konsumi i rregullt i kafes ka qenë gjithashtu i lidhur me mbrojtjen kundër diabetit tip 2, parkinsonit dhe disa lloje të kancerit.

Substancat natyrore që ndodhen në kafe pa filtër (që do të thotë e zierë ose ekspres) ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak. Gjithashtu kafja ka më shumë acid se çaji, kështu që nëse keni probleme me stomakun dhe tretjen e ushqimit, çaji është zgjidhje e mirë.

Dëmet që sjell kafja janë të lidhura kryesisht me kafeinën, e cila është më e lartë se në çaj.

Nëse keni tension të lartë, duhet të kufizoni konsumimin e kafeinës pasi mund të keni probleme me presionin e gjakut.

Gjithashtu dy ose më shumë filxhanë kafe në ditë mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Burimi: http://news.health.com/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj