Çaji i boronicës së thatë/ Pse konsiderohet si çaji për imunitetin

Çaji boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm ulin nivelin e yndyrnave por edhe mbrojnë shëndetin e organizmit.

Ekspertët këshillojnë konsumin e rregullt të tij, sidomos në këto ditë të ftohta virozash kur imuniteti i njeriut është më i dobët. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për pasurinë e vlerave të çajit të boronicës së thatë dhe gjetheve të saj.

Antioksidantët: Sipas të dhënave fruti i boronicës dhe gjethet e saj janë të pasur me antioksidantë. Ato ndihmojnë në zbutjen e simptomave të sëmundjeve nervore. Këto substanca mirëbërëse përmirësojnë funksionet e trurit dhe kujtesën.

Diabeti: Antioksidantët tek çaji i boronicës së thatë treten në ujë dhe përthithen lehtë nga organizmi. Ekspertët thonë se këto antioksidantë dhe në veçanti anthocianina ul rrezikun e diabetit të tipit 2 si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Acidi Galik: Çaji i boronicës përmban acid galik, një antioksidant natyral dhe unik. Ky acid lufton me efikasitet inflamacionin dhe alergjitë.

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve