Cameron Diaz zbulon 3 sekretet e një jete të shëndetshme pas të 40-ave

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Cameron Diaz

“Rreth moshës 40 vjeç kam filluar të mendoj se çdo të thotë të plakesh”, shkruan aktorja Cameron Diaz në librin e saj të fundit “The Longevity Book “. Me dëshirën për të mësuar më shumë mbi jetën pas të 40-ave, aktorja nisi një udhëtim nëpër vende të ndryshme për t’u konsultuar me ekspertët më të mirë të mjeksisë në lidhje me këtë temë. Çfarë mësoi? Janë disa gjëra të thjeshta në jetë që kanë shumë rëndësi me kalimin e moshës: Konsumimi i ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese, sa më shumë aktivitet fizik dhe pushimi mjaftueshëm janë çelësat për një jetë të shëndetshme pas të 40-ve.

Në paragrafin e mëposhtëm Diaz përshkruan formulën e saj ideale për ditën më perfekte.

Zgjohem e çlodhur nga një natë me gjumë dhe ëndrra. Fillimisht rregulloj shtratin, e vendos mbulesën me shumë kujdes, sepse ky është një nga ritualet që për mua shënon fillimin e një dite të re të shndritshme.

Pasi laj dhëmbët, konsumoj një litër ujë dhe më pas meditoj për 20 minuta (ky ritual më qetëson trupin dhe mendjen, dhe më vendos në një gjendje qetësie).

Më pas është koha për ushqim, disa proteina, karbohidrate dhe yndyra – ndoshta një copë avokado apo një tas me bollgur. E gjithë kjo rutinë më merr rreth një orë e 15 minuta, dhe balancimi i komponentëve –pushim, lëndë ushqyese dhe lëvizje – është formula perfekte që unë kam gjetur për të qenë më energjike, entuziaste dhe gati për të vazhduar ditën.

Gjatë ditës përpiqem të jem e vetëdijshme mbi ushqimet që konsumoj dhe aktivitetin fizik. Mënyra se si ndihem tregon nëse kam pushuar mjaftueshëm, kam ngrënë ushqimet e duhura dhe kam kryer aktivitet fizik sa duhet. Nëse jam aktive pa konsumuar mjaftueshëm ushqim, energjitë e mira do të shterojnë. Nëse ha shumë dhe lëviz pak, atëherë do të më dhëmb stomaku ose do të ndihem e avashtë dhe mbipeshë. Nëse lëviz gjatë gjithë ditës dhe i furnizoj këto lëvizje me ushqime të shëndetshme, do të kem gjatë gjithë kohës energji.

Darkën e ha herët pasi nuk dua të fle me stomakun plot. Mbrëmja është koha për të ndryshuar rrjedhjen e energjisë dhe kur duhet të pushoj. Prandaj i shmang ushqimet e rënda para se të fle. Sigurohem që dhoma të jetë e errët. I largoj të gjitha pajisjet elektronike dhe dritat e kuqe, blu, jeshile nga dhoma e gjumit. Gjej mënyrat më të mira për të pushuar, kështu do të kem energji për ditën tjetër. Në mëngjes zgjohem dhe nis i njëjti proces.

Sipas aktores, moskryerja e këtyre nevojave bazike na dëmton zemrën, trurin dhe shpejton procesin e plakjes tek qelizat dhe organet.

Burimi: Health.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës