Ç’duhet përdorur në maskat e flokëve dhe pse?

Roli dhe funksioni i këtyre përbërësve në flokë

  1. Vaji i ullirit ekstra i virgjër

Vaji i ullirit ka kohë që përdoret si përbërës kryesor për kujdesin ndaj flokëve. Ai hidraton flokët dhe vepron si një kondicioner natyror për flokë. Vaji i ullirit është shumë i mirë si ushqyes për flokët e brishtë, e thatë, flokët e dëmtuar. Ai i rinovon flokët veze vaj ulliri qumeshtdhe iu jep një shkëlqim të shëndetshëm.

  1. Qumështi

Eshtë një përbërës natyral mjaft i mirë i cili shërben për të zbutur flokët.

  1. Limoni

Një përbërës natyral i cili shërben për të mbyllur poret në lëkurën e kokës dhe ndihmon në pastrimin e papastërtive nga flokët. Por duhet të keni një kujdes të vecantë në lidhje me këtë përbërës, sepse limoni mund t’i hollojë flokët nësetejkaloni masën e përdorur. Ju duhet ta holloni atë gjithmonë me ujë ne masën 1:2 (lëng limoni për gota uji)

  1. Vaji i kokosit

FlokeNjë përbërës i shkëlqyer i cili i bën flokët të butë dhe me shkëlqim.

  1. Mjalti

Mjalti  është një përbërës i rëndësishëm për të bërë maska në shtëpi për flokët, veçanërisht nëse keni flokë të thatë. Ai ka veti tonike që shton lagështinë në flokët e pajetë, duke e bërë ngjyrën e flokëve më të ndezur e të shndritshme.

  1. Uthulla e mollës

Përdoret në maskat e flokëve për të eliminuar yndyrat e tepërta në lëkurën e kokës, largon zbokthin dhe irritimet e lëkurës.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Burimi: healthmunsta.com

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet