Ç’duhet të bëj për dyllin në vesh?

Përshëndetje! Dua të pyes pak mjekun ORL. Kam një problem shumë të madh me dyllin në vesh. 5 minuta sa kam dalë nga dushi, prapë më krijohet dyll në vesh, a është problem dhe ju lutem më thoni disa forma të trajtimit në shtëpi.

veshi ndertimiPërgjigjet mjeku ORL, Ismail Mema

E di që rekomandohen një sërë formash për të pastruar veshët në kushte shtëpie, por unë nuk i rekomandoj. Pastrimi i veshit është shumë i vështirë dhe në këtë rast mund t’i bëjë atij më tepër dëm. Megjithatë, një lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë do të ishte i mirë.

Disa shohin dyll në kanal të veshit dhe duan ta heqin, është shumë e gabueshme. Kjo, sepse dylli në një sasi shumë të vogël që mbulon sipërfaqen e lëkurës është një mbrojtës natyral shumë i mirë ndaj mikrobeve, ndaj ujit, ndaj infeksioneve, plus që e mban lëkurën shumë të butë.

Nëse do ta heqësh vazhdimisht duke mos lënë fare dyll në vesh, atëherë lëkura e veshit ka tendencë të kalojë në sëmundjet e lëkurës. Prandaj dylli, nga pak, është një pomadë shumë e mirë natyrale.

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale