Ç’duhet të bëjmë në rastet e rënies së flokëve?

Përgjigje: Flokët rriten për 2-3 vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejtësisht natyrale. Nga porja së cilës i bie floku i vjetër, zakonisht pas njëfarë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 50-150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektuese, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj.

Floke bishtKur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon reth moshës 20-30 vjeç. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike.

Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron apo siç emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjet e flokëve dhe ngujohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës poret mbyllen krejt.

Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve. Zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor lëndë narkotike të ndryshme.

Kurse 30 vjeç është mosha mesatare kur nis fenomeni i rënies së flokëve. Specialistët tregojnë se realisht fenomeni nis që në moshën 20-vjeçare, kohë kjo kur në kokën e njeriut fillojnë të përdoren produkte të ndryshme kozmetike.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj