Pini çaj jeshil: Pjesëmarrësit në një studim të cilët pinë 2 ose më shumë gota çaj jeshil në ditë kanë humbur rreth gjashtë herë më shumë yndyrë në bark në krahasim me ata që nuk e konsumonin.
Përbërësit që gjenden në çajin jeshil, mund të rritin aftësinë tuaj për të djegur yndyrë, thonë studiuesit.
Bëni disa ushtrime: disa ushtrime të vogla të kombinuara me dietën tuaj të shëndetshme janë çelësi i suksesit.
Universiteti i studimeve në Virxhinia doli në përfundimet se gratë që bënë ecje 30-minuta në javë si dhe disa ushtrime të thjeshta, dogjën deri në gjashtë herë më shumë yndyrë krahasuar me ato që praktikuan vetëm ecjen.
Qëndrim anësor: Ju mund ta bëni këtë ushtrim ndërsa shikoni televizor. Shtrihuni mbi krahun e majtë, duke vendosur dorën e majtë në tokë me të dyja këmbët zgjatur.
Mbani kokën tuaj në përputhje me shpinën dhe qëndroni. Ngrini dorën e djathtë dhe qëndroni për 30 sekonda. Bëni një pushim 15 sekonda dhe përsërisni ushtrimin në anën tjetër ./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


