Ç’duhet të dini për bananen

Ky frut i veçantë rekomandohet që prej moshës dy muajsh deri në 100 vjeç. Banania (ato të pjekura në diell, jo bananet e hambarëve të anijeve) është një frut ideal për ata që duan të ushqehen lehtë, shëndetshëm dhe të kenë fizik të mirë. Një banane me peshë mesatare 200 gram nuk ka shumë kalori, vetëm 180, shumë më pak se sa një sanduiç apo një panine me proshutë.

banana 23Fuqia ngopëse është shumë e madhe, pasi sasia e fibrave mbush stomakun më shumë nga çdo produkt tjetër natyror. Cila është banania më e mirë? Pa dyshim ajo që më shumë lihet mënjanë, ajo më e vrara ose me njolla leopardi.

Njollat e errëta në fakt janë tregues i transformimit të amidonit në sheqerna të thjeshta të cilat nxisin një tretshmëri shumë të madhe.

Kaloritë që përmban banania janë të pakta, por të shpërndara si duhet. Kripërat minerale dhe vitaminat që banania mban janë të shumta, tretshmëria tepër e lartë.

Tuli i bananes këshillohet tek të vegjlit për të luftuar forma të forta diareje./Ciro Vestita, dietolog italian

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit