Po rritet numri i njerëzve të cilët po shfaqin alergji lëkure nga telefonat celularë, paralajmërojnë studiuesit. Metalet e kormit dhe nikelit në butona dhe në kasat e telefonëve po japin skuqje të dhimbshme ose tharje në faqe, në veshë e në mjekër. Në shumë raste jep edhe dermatit i cili më tepër
është i shoqëruar me bizhuteri jocilësore, me kokat e rripave apo me zinxhirët dhe që në përgjithësi u ndodh fëmijëve.
Kërkues danezë dhe amerikanë po shqyrtojnë provat nëse prodhuesit po zbatojnë rregullat e BE-së për përdorimin e nikelit. Kërkimet e tyre kanë trajtuar 37 raste të alergjive nga telefoni celular. Ndërsa përdorimi i celularëve rritet, e njëjta gjë ndodh edhe me problemet e lëkurës, me një rritje 1250 për qind nga viti 2000 në vitin 2010, sipas raportimeve të revistës “Pediatric Allergy, Immunology and Pulmonology”. Thuajse gjysma e rasteve janë nën 18 vjeç.
Kjo përfshiu një adoleshente e cila pati skuqje të lëkurës së gjoksit, pasi e mbante celularin në sutjena.
Studime të mëparshme kanë treguar se shumë firma të njohura të prodhimit të celularëve, duke përfshirë “Blackberry”, “Samsung”, “Motorola” dhe “LG” lëshojnë nikel, një nga dy metalet alergjikë./ Përgatiti: Arlinda Gjypi


