Çfarë duhet të bëni nëse keni cikël menstrual të çrregullt

cikli menstrual1A e dinit se shëndeti i zorrëve mund të ndikojë në çrregullimin e ciklit menstrual? Inflamacioni i zorrëve ndikon drejtpërdrejt në vezore, kështu që ju duhet të mundoheni të rregulloni ciklin menstrual në mënyrë që të shmangni problemet shëndetësore që mund t’ju kanosen.

Disa femra vuajnë nga amenorrhea, që është mungesa e ciklit menstrual për një kohë të gjatë ose cikël menstrual i parregullt.

Çaj kamomili: kamomili është një ilaç i lashtë që shërben për të luftuar amenorrhean dhe ciklin menstrual të çrregullt. Kjo bimë medicinale ndihmon gjithashtu për të trajtuar dhimbjet menstruale. Pini 2-3 gota çaj kamomil në ditë.

Majdanozi: është i pasur me vlera minerale si hekur. Ai stimulon një cikël menstrual të parregullt. Konsumoni majdanoz të freskët në çdo ushqim.

Stresi emocional: çështjet emocionale dhe nervore mund të kenë një ndikim të madh në trup. Stresi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në problemet që mund t’i ndodhin organizmit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve