Çfarë duhet të evitoni kur jeni të zemëruar

Asnjëherë mos flini të mërzitur:  “kurrë mos shkoni në shtrat të zemëruar” është këshillë e vlefshme.  Gjumi  i përforcon emocionet negative, thotë një studim në “Journal of Neuroscience”, e cila gjeti se gjumi rrit kujtimet, veçanërisht ato emocionale.

te zemeruarMos i jepni makinës: Nëse jeni të zemëruar dhe i jepni makinës mund të jetë e rrezikshme. Hulumtimet tregojnë se shoferët e zemëruar janë të prirur të bëjnë më shumë aksidente, thotë David Narang, psikolog klinik në Santa Monika, Kaliforni. “Përveç kësaj, zemërimi ju bën të përqëndroni shikimin drejt, pa parë këmbësorë apo makina të tjera që vijnë nga periferia.

Nuk duhet të hani: kur jemi të zemëruar, shpesh bëjmë zgjedhje jo të shëndetshme ushqimore. Kjo gjë mund të rezultojë në kapsllëk ose diarre.

Mos e shfaqni zemërimin: nëse nxitoheni të flisni kur jeni të zemëruar,  do të thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni, thotë Kristin M. Alen, psikolog dhe trajner në Njy Jork.

Mos i bëni publike konfliktet tuaja në rrjetet sociale.

Mos shkruani E-maile.

Mos pini alkool: konsumimi i një gote verë kur jeni të mërzitur mund të japë efektin e kundërt tek ju. Mund të dilni jashtë kontrollit dhe të përkeqësoni situatën. Mund të bëni gjëra për të cilat do të pendoheni./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?