Çfarë e bën Jennifer Lopez të duket nga 47 vjeç në 27

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mund të kalosh me orë të tëra në Instagram-in e Jennifer Lopez, duke parë muskujt e saj të barkut, këmbët, të pasmet bombastike, krahët…dhe të bën të mendosh: si dreqin ja del kjo grua që të duket aq bukur vit pas viti, edhe pse po arrin të 50-at.

Përgjigja: shumë stërvitje dhe një dietë strikte. Ka cilat janë disa nga sekretet e saj që arrin të jetë kaq perfekte.

Vaktet e saj nuk përmbajnë asnjëherë ushqime të përpunuara

Kryesorja, gati çdo ushqim që ajo konsumon është organik. Një drekë tipike mund të përmbajë salmon dhe një sallatë me perime.

Brokoli, specat dhe kungull të njomë të marinuar me vaj ulliri, uthull molle dhe erëza është receta e saj e preferuar. Ndërsa për darkë preferon proteina si mishi i pulës apo derrit, të shoqëruar me kuinoa ose patate të ëmbla të pjekura.

Bën zgjedhje të zgjuara sa u përket ushqimeve të shpejta

Jennifer Lopez është gjatë gjithë kohës e zënë me show televiziv, xhirime të filmave dhe si anëtare jurie tek show i ri i kërcimit World of Dance.

Kjo tregon se ajo është gjithmonë në lëvizje. Është e pashmangshme në këtë rast të konsumosh ushqime të shpejta, shpesh të pashëndetshme. Por me JLo nuk ndodh kështu.

“Gjithmonë marr me vete ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime”, tregon ajo për revistën People.

https://www.instagram.com/p/BEOsooBGuA-/

Çokollatat janë dobësia e saj

I dashuri i ri i këngëtares, Alex Rodriguez, tregon se ajo pëlqen shume akulloren apo ëmbëlsirat më çokollatë.

JLO nuk i konsumon kurrë këto 3 gjëra

“Unë nuk pi alkool, duhan dhe nuk marr kafeinë të shtuar,” tregoi JLO për UsWeekly.

Edhe kur në të rrallë pi ndonjë kafe, është pa kafeinë.

https://www.instagram.com/p/BRJPsdxgjUl/

Arsyeja e vërtetë përse lëkura e saj duket kaq rinore

Është ajo që nëna ju ka thënë për vite me radhë.

“Dal rrallë në diell, por edhe kur e bëj, përdor shumë krem mbrojtës”, tregon Lopez për  UsWeekly.

Shmangia e alkoolit dhe kafeinës e ka ndihmuar gjithashtu të ketë një lëkurë kaq rinore.

“Këto ta dëmtojnë vërtetë lëkurën ndërsa plakesh”.

Nuk fokusohet vetëm tek një lloj ushtrimi

Jennifer ka 2 instruktorë palestre personal. Kur është në Los Anxhelos ushtrohet t nga Tracy Anderson, i cili ka ndihmuar disa personazhe të famshëm të krijojnë forma ideale në trup, ndërsa në Nju Jork ushtrohet nga  David Kirsch. Lopez pëlqen faktin që ata kanë objektiva krejtësisht të ndryshme dhe kjo e ka ndihmuar që ajo të ketë një trup kaq perfekt, me muskuj barku, të pasme bombastike…

https://www.instagram.com/p/3j7wS8GuB7/

Burimi: Harper Bazar / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?