Çfarë e shkakton atakun kardiak në plazh?

Ndodh shpesh gjatë verës të dëgjojmë ‘pësoi atak kardiak në plazh’. Pse ndodh kjo?

Përgjigjet dr. Anila Rexha, mjeke kardiologe në Qendrën Shëndetësore Nr.3

Humbjet e jetës në mënyrë të menjëhershme janë kryesisht për shkaqe zemre. Duke qenë kështu, është shumë e rëndësishme që secili të njohë shëndetin e tij, që do të thotë: nëse ne notin e këshillojmë si sport shumë të shëndetshëm, pacienti duhet të dijë dhe si të ndërveprojë me ujin. Temperatura e ujit duhet të jetë sa më e afërt me temperaturën e ambientit, ose pacienti duhet të familjarizohet gradualisht pa filluar të notojë. Këtu kam një porosi të veçantë për pacientët që kanë kaluar një infarkt miokardi, pacientët me rrezik të lartë për të shfaqur sëmundje të enëve të gjakut, pacientët diabetikë dhe ata me një hipertension të pakontrolluar, të këshillohen patjetër me mjekun përpara se të fillojë sezoni i pushimeve apo ndryshe të notuarit, pasi vërtet noti është një sport shumë i shëndetshëm, por aq është edhe i rrezikshëm. Pra, këta janë pacientë që duhen këshilluar, mundësisht individ për individ./ Shendeti.com.al

Mos humbisni: Zemra dhe tensioni në stinën e verës, çfarë të kemi kujdes

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet