Çfarë e shkakton kapsllëkun gjatë udhëtimeve!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

udhetimeA është ankthi apo një ndryshim në dietë që shkakton kapsllëk tek disa njerëz kur udhëtojnë?

Udhëtimi shpesh ju nxjerr nga rutina dhe kapsllëku (konstipacioni) mund të jetë një faktor ndikues , tha dr Brooke Gurland, një kirurg kolorektal në Klinikën Cleveland. “Ne jemi krijesa të zakonit”, edhe kur bëhet fjalë për lëvizjet e zorrëve, tha ai.

Ka disa faktorë që mund të rrisin rrezikun e konstipacionit, duke përfshirë dehidratimin e shkaktuar nga udhëtimit ajror, konsumimin e më shumë alkooli se zakonisht, ose thjesht mos pirja e ujit të mjaftueshëm mund të kontribuojë në kapsllëk.

Ndryshimet në dietë,  konsumimi i ushqimeve të reja, ose thjesht duke marrë më pak fibra nga sa jeni mësuar të merrni zakonisht, mund të jenë një nga shkaktarët e konstipacionit,  tha dr Gurland.

Disa njerëz gjithashtu vuajnë nga ankthi “banjo” dhe nuk përdorin dot banjo hoteli apo banjo publike, kështu që ata e shtyjnë procesin e të shkuarit në banjo, kjo është edhe arsyeja kryesore që i shtyn njerëzit të vuajnë nga konstipacioni ndërkohë që udhëtojnë.

Burimi: nytimes.com

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?