Çfarë e shkakton shtimin në peshë?

Dieta: Arsyeja kryesore e shtimit në peshë është cilësia dhe sasia e ushqimit të ngrënë.

Gjenet: Disa njerëz kanë gjenetikisht tendencë të shtojnë peshë. Gjithsesi, studimet tregojnë se nëpërmjet një dietë të shëndetshme, aktivitetit të rregullt fizik dhe evitimit të zakoneve të pashëndetshme mund të parandalohet rreziku ndaj obezitetit.

Mungesa e aktivitetit fizik: Marrja me aktivitet fizik sjell përfitime të panumërta, duke përfshirë edhe reduktimin e rrezikut ndaj sëmundjeve të zemrës, disa lloje të kancerit e sëmundjeve të tjera kronike. Aktiviteti fizik luan një rol kyc në mbajtjen nën kontroll të peshës.

Gjumi: Hulumtimet tregojnë se ekziston një lidhje mes peshës së personave dhe orëve të gjumit. Përgjithësisht, fëmijët dhe të rriturit që flenë më pak kanë tendencën të peshojnë më shumë. Mungesa e gjumit, gjithshtu, përcan balancën e hormoneve kyc që kontrollojnë urinë, duke i bërë ata që flenë pak më të uritur.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit