Çfarë i bën femrat të duken tërheqëse

Shumë gra mendojnë se çelësi i bukurisë  qëndron tek produktet kozmetike. Por këto faktorë provojnë të kundërtën:

femra te bukuraPasioni: Gruaja pa pasion është e mërzitshme. Është disi e vështirë  të gjesh kohë për të bërë  gjërat që sjellin gëzim, por, kur një grua e neglizhon atë që e bën të lumtur, ajo fillon të jetojë një jetë pa pasion. Kur shoqëroheni me dikë që ndjek ëndrrat e tij, energjia rrjedh edhe për ju. Kjo është arsyeja pse gratë që posedojnë pasion janë më të dëshirueshme.

Ndjenjat dhe emocionet: Një grua me gjak të ftohtë mund të dojë shumë veten, por pastaj kush do ta dojë atë? Nëse një grua nuk është në gjendje të ketë ndjenja për të tjerët, atëherë ajo do të marrë ndjenja nga të tjerët.

Zgjuarsia: Një nga mitet më popullore është se një grua e bukur nuk është e zgjuar. Ky stereotip dënon gratë, megjithatë zgjuarsia është faktor i fuqishëm, tërheqës dhe i rëndësishëm për ekzistencën tonë.

Këmbëngulja: Asgjë nuk është më tërheqëse se një grua që refuzon të heqë dorë. Kjo nuk është në lidhje me kontrollin, por me  besimin se në jetë duhet të luftoni për të ecur para.

Besimi: Femrat me vetëbesim nuk kanë nevojë për mendimet e të tjerëve dhe komplimente për tu ndierë më mirë, ja pra kjo është e adhurueshme./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit