Ja çfarë i bën trupit konsumimi i përditshëm i bulmetit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

bulmet 6Bulmeti është një element kryesor i dietës amerikane. Udhëzimet dietike të USDA na rekomandojnë  të pimë qumësht të ulët yndyrë çdo ditë, sepse është plot me vitamina të rëndësishme dhe minerale si kalcium, vitaminë D, vitaminë B, dhe proteina. Por jo të gjithë i thurin  lavde këtij produkti…

“Ne jemi ndoshta i vetmi gjitar në Tokë që me dëshirë dhe qëllim pijmë qumështin e kafshëve të tjera,” thotë Dana Hunnes, dietologe në qendrën mjekësore UCLA si dhe asistent profesore në Shkollën Filding e Shëndetit Publik në SHBA.  Duke pasur parasysh se, shumica e ekspertëve do të bien dakord, nëse i zëvendësoni ushqyesit që merrni nga qumështi me ushqime të tjera, nuk do të keni nevojë për qumësht lope”, thotë Hunnes.

Por në të vërtetë produktet e qumështit janë të shijshme, dhe në qoftë se nuk jeni  intolerant ndaj laktozës apo vegjetarian, nuk keni pse ndaloni konsumimin e këtyre produkteve. Por ja se çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni çdo ditë bulmet!

Produktet e qumështit që përmbajnë probiotikë mund të ndihmojë në nxitjen e shëndetit të mirë dhe të bëjën trupin të pranojë më shumë qumësht.

Bulmeti është plot me vitamina dhe ushqyes që janë thelbësore për funksionet tona trupore.

Hulumtimet e fundit kanë sugjeruar se yndyra në qumësht mund të ndihmojë me mirëmbajtjen e peshës.

Nëse jeni duke ushqyer me gji, qumështi i lopës mund të bëjë të vështirë për fëmijën tuaj të tresë qumështin tuaj të gjirit, prandaj kujdes!

Disa dermatologë sugjerojnë se qumështi ndikon negativisht në gjendjen e lëkurës, por nuk ka akoma rezultate definitive.

Burimi: glamur / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet