Çfarë i ndodh trupit ndërsa jeni duke fjetur

Gjumi nuk duhet menduar më si joproduktiv, sepse  me të vërtetë është krejt e kundërta. Gjumi mban mendjen dhe trupin të shëndetshm. Ja disa gjëra të rëndësishme që ndodhin në trupin tuaj, kur ju jeni duke fjetur:

gjume natenMuskujt paralizohen përkohësisht: Kur hyni në fazën REM të gjumit, muskujt paralizohen përkohësisht. Po, kjo tingëllon pak e çuditshme, por është diçka e mirë – kemi shumë gjasa të ëndërrojmë gjatë ciklit REM të gjumit dhe paraliza e muskujve na ndihmon të qëndrojmë jashtë çdo gjëje që po ndodh në ëndrrat tona.

Truri filtron kujtimet: Çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj një pafundësie informacionesh. Për fat të mirë, truri ynë ndan informacionet e rëndësishme nga faktet e padobishme ndërsa flemë. Kur zgjohemi, do të mbajmë mend vetëm gjërat e nevojshme.

Trupi prodhon hormonet e rritjes: Siç rezulton, “gjumi i bukurisë” nuk është një mit. Kur jeni në gjumë të thellë, trupi juaj prodhon  më shumë hormone të rritjes sesa kur jeni zgjuar. Kjo bën që lëkura dhe qelizat tuaja të rigjenerohen natyrshëm. Plus, kolagjeni krijohet kur flini dhe ai forcon lëkurën.

Sistemi imunitar funksionon më së miri: Nëse jeni të ekspozuar ndaj një virusi, keni më shumë mundësi për t’u sëmurur nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm. Një lloj proteine që çlirohet gjatë gjumit, është ajo që ju ndihmon të luftoni sëmundjet dhe infeksionet dhe roli i saj është kyç. Është gjithmonë e rëndësishme të flini shtatë deri në tetë orë çdo natë, sidomos nëse jeni me grip ose ftohje.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: bustle.com

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?