Çfarë i ndodh trupit nëse qëndroni në pozicionin e urës çdo ditë për 2 minuta

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

uraPozicioni i urës është një nga mënyrat më të mira për të forcuar muskujt e vitheve. Përveç këtij efekti ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju vijë në ndihmë edhe për pjesë të tjera të trupit si:

Ul dhimbjet e shtyllës kurrizore: ky ushtrim është tepër efektiv për lehtësimin e dhimbjeve të shpinës. Kryerja e këtij ushtrimi çdo ditë aktivizon legenin joaktiv, sidomos nëse keni shpenzuar pjesën më të madhe të ditës ulur, ky ushtrim do t’ju ndihmojë shumë.

Redukton dhimbjet e gjurit: nëse artriti ka prekur edhe persona të tjerë në familjen tuaj, është e rekomandueshme të ushtroni çdo ditë pozicionin e urës, sepse ky ushtrim do t’ju ndihmojë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kjo sëmundje. Dhimbja e gjurit do të zhduket në vetëm disa javë. Ky ushtrim gjithashtu trajnon kërcin për të shmangur ndonjë dëmtim në gju.

Ju ndihmon për një performancë të mirë atketike: ky ushtrim do t’ju ndihmojë do të ndihmojë të bëni kërcime të larta dhe të jeni energjik në ushtrime apo në fushë.

Rrobat do duken më bukur në trup: ushtrimi i urrës ju mundëson një të pasme të rrumbullakët e cila duket bukur nën çdo veshje.

Burimi:  http://www.myilifestyle.com/

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut