Çfarë i shkakton gurët e tëmthit dhe shenjat e tyre?

Për gazetën “Shëndet+”, mjekja Esmeralda Runa

Ka disa disa shkaktarë që mendohet se ndikojnë në formimin e gurëve në tëmth. Si më të shpeshtë përmenden:

  • Gjinia (gratë janë më të favorizuara se burrat)
  • guret ne temthMosha (njerëzit mbi moshën 55 vjeç)
  • Obeziteti (Mbipesha është shkaktar për shumë sëmundje. Në rastin e kësaj sëmundje është treguar se të qenit qoftë lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun e krijimit të gurëve në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktojë sasinë e kripërave biliare në bilë (lëngun e tëmthit) duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit në të. Obeziteti gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t’u zbrazur.
  • Estrogjeni (hormon femëror)
  • Mjekimet për të ulur nivelin e kolesterolit.
  • Diabeti
  • Humbja e menjëhershme në peshë

Simptomatologjia e gurëve të tëmthit mund të ndodhë krejt papritur. Pacienti mund të ndiejë dhimbje të vazhdueshme në pjesën e sipërme të barkut, që shtohet menjëherë dhe që zgjat nga 30 minuta në disa orë, mund të ndiejë  dhimbje në shpinë midis dy shpatullave apo dhimbje nën shpatullën e djathtë. Kjo gjendje mund të shoqërohet me të përziera dhe të vjella.

Pacienti gjithashtu mund të ketë fryrje barku, dhimbje në formë kolikash, gromësira, mostretje etj.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës