Çfarë ju ndodh nëse ndaloni konsumimin e sheqerit

Në qoftë se ndaloni konsumimin e sheqerit do të shikoni gjëra të mrekullueshme që do t’i ndodhin trupit tuaj.

sheqer 7Do të rritet niveli i energjisë: jo rrallëherë përdorim pije energjike kur jemi të lodhur pa ditur se i gjithë sheqeri që ndodhet në ato pije nuk bën gjë tjetër veçse dëmton sistemin tonë imunitar.

Me fjalë të tjera sheqeri bllokon aftësinë e trupit tonë për të mbajtur energjinë në nivele maksimale.

Pesha juaj do të stabilizohet: sa më shumë sheqer të konsumoni aq më shumë  nevojë do të ketë trupi për të. Përpiquni të konsumoni sa më shumë fruta, zarzavate, jeshillëqe të cilat janë kontribuuesit kryesorë në normalizimin e peshës.

Zorrët do të funksionojnë më mirë: kur eliminoni sheqerin nga dieta juaj, i’u jepni mundësi zorrëve të rivendosin aftësitë e tyre për të asimiluar atë që keni ngrënë.

Nuk do të dëshironi më sheqer: është  fakt: sheqeri lind sheqer. Pasi ta eliminoni sheqerin nga regjimi juaj ushqimor, dalëngadalë do të  filloni të humbisni dëshirën për të ngënë ushqime të ëmbla.

Lëkura do të duket më e shëndetshme: shpeshherë sheqeri është shkaktari i akneve në fytyrë. Sheqeri dëmton lëkurën brenda dhe jashtë. Shumë njerëz kanë dalë në përfundimet se lëkura e tyrë duket më e shëndetshme pas eliminimit të sheqerit nga dietat ushqimore.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?