Çfarë konsiderohet faktor për plakjen e lëkurës? 

Blerta GjoniDr. Shk. M. Blerta Gjoni

Dëmtimet nga dielli çojnë në shfaqjen e rrudhave të vogla, hiperpigmentim dhe ndryshime në elasticitetin e lëkurës. Shtresa e sipërme e lëkurës apo epiderma hollohet dhe lëkura çahet dhe ashpërsohet më lehtësisht. Lëkura ndihet e  thatë për shkak se ajo është më pak e aftë për të mbajtur ujin. Dëmtimi i proteinës elastine në pjesën e brendshme të lëkurës (dermës) çon në formimin e heliozave (si gunga të verdha të trashura në lëkurë). Derma e humb elasticitetin dhe është më e dobët se normalisht.

Në lëkurat e ekspozuara shumë në diell ka një hiperaktivitet të melanociteve që çojnë në rritje të pigmentimit të lëkurës dhe çojnë në formimin e njollave ngjyrë kafe, lentigo dhe formimin e njollave të bardha.

Plakja e lëkurës është gjithashtu shumë më e shprehur edhe tek moshat mbi 50 vjeç, kryesisht tek seksi femër pasi ndërthuret edhe me ndryshimet hormonale që fillojnë të ndodhin në këtë moshë. Rrezatimi ultravjollcë në prani të rrezeve të diellit çon në oksidim, jonizim dhe ndryshime gjenetike në komponentët qelizorë, përfshirë dhe ADN.

Ajo gjithashtu ka efekte të thella në sistemin imunitar të lëkurës, gjë që duhet të sensibilizohen më shumë, pasi mund të ndodhin edhe fenomene të ndryshimit të lëkurës me format e saj atipike, të çrregullta, të dyshimta, siç mund të jenë proceset tumorale të lëkurës.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës