Çfarë ndodh me trupin dhe trurin kur konsumoni shumë sheqer (Video)

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Teprimi me sheqerin ka më shumë efekte negative sesa thjesht shtimi në peshë, thonë ekspertët. Sheqeri është iniciuesi i shumë sëmundjeve që mund t’ju prekin me kalimin e moshës.

Nëse përfshihet shumë sheqer në ditën ushqimore, ai absorbohet nga zorra e trashë dhe shkon nëpërmjet qarkullimit të gjakut drejt dhe në mëlçi.

Mëlçia është organi i vetëm që mund ta metabolizojë këtë fruktozë molekulare. Fruktoza pengon funksionin e mëlçisë për ta metabolizuar atë, dhe nuk ka mundësi tjetër veçse tepricën e sheqerit ta konvertojë në dhjamosje të mëlçisë.

Profesori i Endokrinologjisë tek Universiteti San Francisko, Robert Lustig, thotë se kanë të dhëna që tregojnë se kur fillon të dhjamoset mëlçia, fillon të shfaqet rezistenca ndaj insulinës, e cila bëhet shkak për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës,  mëlçisë së dhjamosur dhe fenomenin e quajtur sindroma metabolike.

Sindroma metabolike karakterizohet nga dhjami përreth belit, yndyra përreth organeve të brendshme dhe humbja e masës muskulore. Ajo përfshin probleme të tilla shëndetësore si diabeti i tipit 2, hipertensioni, nivelet e larta të triglicerideve, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri ose demenca.

Një nga këto sëmundje të sindromës metabolike mund të shfaqen tek rreth 40% e njerëzve me peshë normale të trupit. Ndërsa rreth 80% e njerëzve mbipeshë mund të preken nga këto sëmundje.

Burimi: Bussiness Insider /  https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet