Çfarë nuk duhet të bëni pas një vakti

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

vaktEdhe pse ka disa gjëra që ne i bëjmë rregullisht pas një vakti, shumë prej tyre na dëmtojnë rëndë shëndetin.  Ekspertët kanë bërë një listë të veprimtarive që ju nuk duhet të bëni pasi keni konsumuar një vakt.

Gjumi: pozicioni i shtrirë në krevat nuk është i këshillueshëm pasi keni konsumuar ushqim, pasi mund t’ju shkaktojë probleme me tretjen e për pasojë mund të keni probleme me stomakun.

Noti/dushi: prindërit tanë kishin të drejtë kur na pengonin të hynim në ujë menjëherë pas konsumimit të një vakti, kur ishim me pushime, dhe këshilla e ekspertëve është e njëjta. Uji rrit rrjedhjen e gjakut, dhe pas një vakti gjaku shkon në stomak ku krijon probleme me tretjen.

Fruta: disa njerëz konsumojnë shpesh fruta pas ushqimit por ekspertët nuk i rekomandojë pasi qëndrojnë në stomak për një kohë shumë të gjatë dhe fillojnë lëshimin e gazrave, toksinave të cilat janë përgjegjëse për celulitin. Pra, fruti këshillohet të konsumohet me stomak bosh, të paktën 2 orë para ose pas një vakti.

Duhani: A ka një duhanpirës që nuk e dëshiron një cigare pas një vakti? Sigurisht që jo. Por kjo është gabim i madh. Një cigare pas një vakti ka të njëjtin efekt si 10 cigare të konsumuara në të njëjtën kohë.

Burimi: weeklyhealthylife.com

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?