Çfarë të bëni për të mposhtur stresin

Merrni ajër të pastër: stuimet tregojnë se Vitamina D e përfituar nga rrezet e diellit mund të ulë nivelin e stresit në trup.

Stres ddKushtojini vëmendje botës tuaj të brëndëshme: që në kohët e lashta grupet fetare apo fiset vendase në mbarë botën kanë përdorur lutje në rastet kur ishin të stresuar. Studimet tregojnë se spiritualiteti shërbën për të rritur lumturinë në momentet kur jeni të stresuar.

Bëni një banjë: uji jep efekt qetësues në mendjen dhe trupin tuaj, prandaj nëse po kaloni një periudhë stresi përpiquni të bëni vazhdimisht banjë duke u zhytur në vaskë. Zgjidhni shampo trupi me aromë të mirë, kryesisht me përmbajtje jasemini.

Bëni vazhdimisht ushtrime fizike: ushtrimet janë çelësi për të luftuar stresin, depresionin dhe për të rritur energjinë. Ju ndihmojn të jeni më të qetë dhe të fokusuar. Bëni çdo ditë një plan ushtrimesh dhe praktikojini, do të ndjeheni më mirë.

Evitoni duhanin dhe veset e tjera: nëse shpresoni të mbytni stresin duke konsumuar duhan apo alkool kjo nuk do të ndodhë. Ajo që do të përfitoni është të shtoni më shumë nivelin e stresit dhe ndjenjat negative në jetën tuaj./Health Magazine/Elena Beta

 

 

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet