Çfarë të bëni që era e parfumit të qëndrojë më gjatë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

vazTë gjithë do të donim që era e parfumit të preferuar të qëndrojë përgjithmonë me ne, por kjo shpesh nuk është e mundur. Ja disa truke të thjeshta por efektive që ju vijnë në ndihmë në të tilla raste

Përdorni vazelinë ose locion me të njëjtën erë: Lëkura e thatë nuk e mban erën e këndshme të parfumit për një kohë të gjatë. Aroma e parfumit zgjat më shumë në qoftë se e aplikoni atë në lëkurë të yndyrsheme. Zgjedhja më e mirë është locion nga e njëjta markë me të njëjtën erë si parfumi. Aplikoni locion, dhe pastaj aplikoni parfum. Por kurrë mos vendosni locion me një erë të fortë të ndryshme nga ajo e parfumit, sepse era e locionit do të ndryshojë erën e tij.

Vendosni parfum në pikat kyçe: Coco Chanel ka këshilluar të aplikoni parfum në pjesët ku keni dëshirë t’ju puthin. Edhe pse kjo tingëllon interesante, nuk duhet të harroni se parfumi është  i pakëndshëm në shije dhe në qoftë se me të vërtetë prisni t’ju puthin, aplikojeni atë në pika të zgjedhura me kujdes.

Zona prapa gjunjëve dhe brenda këmbëve: janë pika që ne nuk duhet të harrojmë të aplikojmë parfum. Në këto pika enët e gjakut janë më afër lëkurës. Ato rrezatojë ngrohje, e cila kontribuon në qëndrimin më gjatë të erës së parfumit në lëkurë.

Gjithmonë aplikoni parfum para se të visheni dhe të vendosni bizhuteri: parfumi nuk duhet të jetë hapi i fundit në ritualin e bukurisë tuaj para se të dilni. Disa parfume lënë njolla në rroba dhe për këtë arsye një spërkatje mund të shkatërojë veshjen tuaj të preferuar. Përveç rrobave, parfumi mund të lerë njollë në metal, perla dhe gurë të ndryshme të përdorura në bizhuteri. Aroma kimike mund të shkaktojë njolla dhe kruarje.

Burimi: http://lordofhealth.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi