Çfarë të hani dhe të mos hani gjatë stinës së verës!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

buka e bardheStina  e verës është periudha në të cilën duhet të kujdesemi shumë për shëndetin dhe produktet që konsumoni. Nutricientët ju japin disa këshilla rreth ushqimeve më të mira që duhet të konsumoni dhe atyre që ju dëmtojnë. Ja cilat janë ato!

Kafja: Përmban antioksidantë dhe tanine të cilët ndihmojnë në forcimin e zemrës dhe zhbllokimin e arterieve. Po ashtu këta përbërës janë të dobishëm për melfinë, një filxhan në ditë largon rrezikun cirrozës në 20 për qind, ndërsa 4 filxhanë në ditë reduktojnë këtë rrezik në 80 për qind. Çka do të thotë se ky është një lajm i mirë për ata që s’mund të konsumojnë verën e kuqe për arsye të ndryshme.

Farat e pjekura: Pavarësisht nga rritja e kostos së jetesës dhe komoditetit, batha dhe farat e pjekura janë akoma në çmime të ulëta dhe gjithmonë janë konsideruar si tepër të dobishme për zemrën. Por ato zakonisht fryjnë stomakun me gazra, prandaj kujdes, nëse nuk doni bark të fryrë duhet t’i evitoni.

Akullorja: Edhe pse në përbërjen e saj ka sheqer, akullorja nuk ka nivele të larta të glukozës, çka do të thotë se akullorja e sjell sheqerin në gjak gradualisht pasi ju ta keni shijuar atë. 7 grame akullore kanë  114 klalori dhe ndërsa 6 gramë yndyrë përmbajnë 11 kalori.

Buka e bardhë: Shpesh thuhet se mielli i pasitur është më i mirë për organizmin, por në fakt mielli i bukës së bardhë është i pasur me kalcium dhe hekur, vitaminë B1 dhe naicinë. Pra buka e bardhë është me pak e pasur ne fibra, çka do të thotë se pjesa më e madhe e kalciumit është e thithur. Ju mund të vazhdoni të konsumoni bukë të zezë, por buka e bardhë ka me shumë vlera ushqyese.

Burimi: Healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut