Çfarë tregojnë rezultatet jo normale për testin e urinës?

Dr.Alket Koroshi

Rezultatet që bien jashtë kufijve normal në testet e urinës mund të nënkuptojnë shumë gjëra të ndryshme. Për çdo vlerë, qofte  e lartë ose e ulët mund të jetë ose e mirë ose e keqe.

Për disa gjetje, diapazoni i dëshiruar për ju mund të varet nga kushtet mjekësore që keni, mosha juaj dhe faktorë të tjerë.

Disa rezultate të analizes se urinës  kur bëhet fjalë për rezultatet jo normale te testit të urinës dhe kuptimi i tyre përfshijnë:

 Urine me ngjyrë të errët: – tregon gjak derdhje ose  sëmundje të mëlçisë

Urinë me erë të keqe:– tregon infeksion

Erë frutash në urinë: – ketoza diabetike

Urinë me gravitet të ulët specifik: – veshkat që hollojnë urinën (duke lëshuar shumë ujë në urinë)

Urinë  me gravitet të lartë specifik: -veshkat koncetrojne shume urinen (nxjerrin shumë pak ujë)

Glukoza jonormale >1000 mg/decilitër (dL) në urinë:  mund të tregojë diabetin, shtatzëninë, diabetin gestacional

Prania e ketoneve në urinë është jonormale: – mund të tregojë diabetin

Prania e albuminës është jonormale:-  mund të tregojë sëmundje të veshkave si glomerulonefritet

Prania e proteinave është jonormale, gjithashtu mund të tregojë sëmundje të veshkave

Prania e bilirubinës është jonormale: – mund të tregojë çrregullime të gjakderdhjes ose sëmundje të mëlçisë

Mbledhja e amilazës 24-408 U/24 orë, niveli i rritur: – mund të tregojë pankreatitin ose sëmundjet e pankreasit

Postime të ngjashme

Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj
Gjendja e këmbëve tregon për probleme shëndetësore, paralajmëron eksperti
"Ne fituam një fëmijë"
Epidural për dhimbjet e shpinës (të mirat dhe të këqijat)
A mund të dëmtojë marrja në dozë të lartë e Niacinës zemrën tuaj?
Çfarë duhet të dini për zhurmën në vesh