Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
A mund ta llogarisim dashurinë sipas yjeve apo horoskopit? Ekspertët e astrologjisë janë të bindur se kjo gjë mund të ndodhë, pavarësisht se besojmë ose jo. Ata kanë bërë një renditje të kombinuar të shenjave zodiakale të cilat formojnë çiftet ideale për të kaluar jetën.
1. Dashi dhe Ujori
Nuk ka asnjë moment të mërzitshëm mes një Dashi dhe Ujori, prandaj marrëdhëniet e tyre janë gjithmonë të mira. Të dyja shenjat janë të dhënë pas aventurave, iu pëlqejnë të provojnë gjëra të reja dhe sigurohen që t’ia kalojnë gjithmonë mirë. Ata sidomos pëlqejnë t’i bëjnë gjërat së bashku, si një ekip.
Marrëdhënia midis tyre është gjithmonë e fortë dhe duan të jenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke lënë hapësirën e nevojshme.
2. Demi dhe Gaforrja
Demi dhe Gaforrja janë bërë për njëri-tjetrin. Këto dy shenja të zodiakut shkojnë mirë me njëri-tjetrin, pasi kanë një lidhje të fortë si fizike ashtu edhe emocionale. Ata e kuptojnë njëri-tjetrin në të gjitha aspektet, prandaj dashuria e tyre zgjat deri në përjetësi.
3. Binjakët dhe Ujori
Një Binjak dhe një Ujor kanë një lidhje të çmendur mendore dhe emocionale. Ata e mirëkuptojnë njëri-tjetrin në të gjitha aspektet si të kenë vite që janë njohur, edhe pse mund të kenë vetëm disa muaj (ose javë). Këto dy shenja janë gjithashtu kreative dhe sjellin ide të reja.
Edhe pse pëlqejnë të kalojnë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin, ata pëlqejnë edhe pavarësinë. Kjo nuk e dëmton marrëdhënien, duke qenë se të dy e kuptojnë rëndësinë e largimit për pak kohë, duke shtuar mallin për njëri-tjetrin.
4. Gaforrja dhe Peshqit
Gaforrja dhe Peshqit janë dy shenja të ujit, prandaj ekziston një lidhje kozmike e fortë midis tyre. Ata shkojnë shumë mirë së bashku, duke qenë se e njohin shumë mirë njëri-tjetrin dhe janë krenar për të. Këto shenja kanë gjithashtu besim në vetvete, që i ndihmon të krijojnë lidhje të forta, që mund të zgjasin.
5. Luani dhe Shigjetari
Të dy janë shenja të zjarrit, prandaj ka shumë pasion midis tyre. Ata e ndihmojnë gjithmonë njëri-tjetrin në arritjen e qëllimeve që i kanë vënë vetes dhe mirëkuptohen midis tyre, prandaj shkojnë shumë mirë bashkë.
Luani dhe Shigjetari dinë si të kënaqen me njëri-tjetrin në të gjitha këndvështrimet.
6. Virgjëresha dhe Demi
Duke qenë se të dy janë shenja të Tokës, Virgjëresha dhe Demi janë gjithmonë dominues. Ata janë praktikë në jetën e përditshme, marrëdhëniet janë të qeta dhe shumë të mira. Këto dy shenja janë gjithashtu të sinqertë dhe të ndershëm, prandaj i tërheqin shumë njerëzit e tjerë.
Nuk do të gjeni asnjëherë dy shenja të tjera aq të devotshëm sa Virgjëresha dhe Demi. Ata nuk kanë janë vetëm të ndershëm, pir ndajnë edhe të njëjta karakteristika dhe vlera. Kjo i lejon që të kuptojnë njëri-tjetrin në të gjitha aspektet.
7. Peshorja dhe Binjakët
Të dy janë shenja të ajrit dhe njihen për prirjet e tyre intelektuale. Zgjuarsia është virtyti që i bashkon këto dy shenja. Ata mirëkuptohen dhe e vlerësojnë gjithmonë njëri-tjetrin, prandaj krijojnë një dyshe perfekte. Mes tyre ka gjithmonë paqe, duke qenë se i ofrojnë njëri-tjetrit miqësinë, njohuritë dhe mirëkuptimin.
8. Akrepi dhe Gaforrja
Shpeshherë lidhja nuk funksionon kur të dy personat janë pasionantë. Por, nëse njëri person është Akrep dhe tjetri Gaforre, atëherë lidhja mes tyre është perfekte. Ata janë shenja të ujit, janë shumë të devotshëm dhe mbrojnë njëri-tjetrin.
Të dy këto shenja ndajnë të njëjtat parime morale dhe kujdesen për njërit-tjetrin dhe për njerëzit që i rrethojnë.
9. Shigjetari dhe Dashi
Shigjetari dhe Dashi janë të dy shenja të zjarrit, prandaj ka shumë pasion mes tyre. Të dy janë energjikë dhe e vlerësojnë entuziazmin e njëri-tjetrit.
10. Bricjapi dhe Demi
Ka një arsye përse këto dy shenja thuhet se kanë një lidhje kimike më të fortë se çdo shenjë tjetër astrologjie. Bricjapi dhe Demi kanë diçka të përbashkët: adhurim të pafund. Këto dy zogj të dashuruar janë gjithmonë bashkë dhe e pëlqejnë shoqërinë e njëri-tjetrit.
Arsyeja përse lidhja e tyre është kaq e fortë është se ata vlerësojnë sinqeritetin, respektin dhe dashurinë tek njëri-tjetri. Admirimi për njëri-tjetrin është i pafund.
11. Peshqit dhe Akrepi
Një tjetër çift ideal, sipas horoskopit, është Peshqit dhe Akrepi. Këto dy shenja të zodiakut mund të lexojnë mendimet e njëri-tjetrin. Ata duan të dinë gjithçka rreth personit që kanë përkrahë. Këta dy shenja nuk kanë frikë as turp të tregohen romantikë dhe t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit edhe në sytë e të tjerëve.
Burimi: Self.com / https://shendeti.com.al/


