Cikli menstrual krijon dhimbje po aq sa sulmi në zemër

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

femer

Miliona femra në të gjithë botën kanë dhimbje gjatë ciklit menstrual. Një profesor i shëndetit riprodhues tek Universiteti i Londrës i ka krahasuar dhimbjet nga cikli menstrual me sulmin në zemër. Profesori John Guillebaud thotë se këto dhimbje duhet të merren me seriozisht, dhe kërkon që të bëhen kërkime për të gjetur një mënyrë trajtimi.

“Mendoj se duhet t’i kushtohet vëmendje një fenomeni të tillë më shumë se çdo gjë tjetër në mjekësi,” thotë dr. Guillebaud. “Mjekët i anashkalojnë shpesh ankesat e pacientëve që kanë dhimbje gjatë ciklit menstrual, dhe u thonë vetëm që të pinë ilaçe për të qetësuar dhimbjet,” shtoi ai.

Sipas Akademisë Amerikane të Mjekëve të Familjes, dhimbjet nga cikli menstrual, që njihen ndryshe si dismenorrhea, prekin një në pesë femra, megjithatë janë bërë  shumë pak kërkime se si mund të trajtohen.

Burimi: Cosmopolitan / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?