Cila është mosha ideale për t’u martuar

Sipas një studimi të publikuar së fundmi sa më vonë të martoheni aq më të vogla janë mundësitë për tu divorcuar.

marteseSipas Nikola Volfinger, sociolog në Universitetin Utah, nëse jeni martuar në fillim të 20’ave, rreziku për divorc  fillon të rritet ndërsa bëheni më të moshuar. Kjo bazohet në një analizë strukturore të të dhënave nga Anketa Kombëtare e Rritjes Familjare, një studim që mbahet çdo vit në SHBA.

Rreziku më i madh i divorcit të çifteve të rinj vjen sepse  në fillim të 20’ave, ju ende nuk e keni të qartë se çfarë dëshironi në jetë dhe kush jeni në të vërtetë. Ai person i cili ju dukej shumë i mirë në moshën  19 duket më pak i mirë kur je 30.

Është e rëndësishme ta dini që flitet vetëm për rreziqet statistikore. Nëse vendosni të martoheni pas të 30’ave kjo është një alternativë më e mençur se të martoheni herët.

Duke parë normat e divorceve, Volfinger gjeti se njerëzit të cilët u martuan në moshën 35-vjeçare kishin 19% më pak rrezik për t’u divorcuar, krahasuar me ata të cilët ishin martuar në të 20’at e tyre./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?