Arsyet pse ndiheni të fryrë dhe si ta normalizoni këtë çrregullim

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

bloatFryrja e barkut është një proces i mundimshëm, sidomos gjatë sezonit të festave, kur dëshira për t’u dukur bukur është e madhe.

Njerëzit e ndjeshëm ndaj laktozës, shpesh përjetojnë fryrje, dhimbje barku, vjellje dhe probleme të tjera të tretjes. Intoleranca ndaj laktozës (ndaj produkteve të qumështit) është shpesh gjenetike, që do të thotë se trupi nuk prodhon mjaftueshëm laktase – enzimë të nevojshme për të tretur laktozën.

Disa lloje ilaçesh, të tilla si aspirina apo antibiotikë të ndryshëm, mund të trazojnë stomakun dhe të shkaktojnë fryrje. Nëse konsumoni ilaçe të cilat ju japin fryrje, konsultohuni me mjekun sa më parë.

Nivelet e ulëta të acidit në stomak, tregojnë se stomaku nuk mund të tretë ushqimin e konsumuar, duke shkaktuar çekuilibër të baktereve në zorrë. Gjë e cila çon në fryrje pas ngrënies.

Shumë gra vujnë nga problemet e fryrjes gjatë përiudhës së ciklit mujor. Kur nivelet e estrogjenit rriten, shpesh çojnë në një ndjenjë fryrje.

Nëse fryrja vazhdon për më shumë se tre javë, është e këshillueshme të vizitoheni tek një mjek. Fryrja së bashku me dhimbje pelvike (zona e legenit) dhe lodhje ekstreme mund të jetë shkaktar për disa lloje kanceresh.

Si pasojë e plakjes, me kalimin e moshës pesë për qind e njerëzve vuajnë nga fryrja e barkut. Gjendja shpesh mund të trajtohet duke ngrënë sa më shumë fibra.

Nëse jeni nga ata persona që vuajnë shpesh nga fryrja e barkut, përpiquni të ndiqni një dietë rigoroze vetëm me rekomandimin e mjekut. Lidhur me ilaccet popullore, para përdorimit mund të këshilloheni me mjekun!

Burimi: dailymail

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës