Cilat janë efektet fizike dhe psikologjike që përfitoni nga seksi!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

seksiJu ndoshta nuk keni nevojë për arsye nëse vendosni të bëni seks, por duhet të dini se benefitet që vijnë nga ky akt mund ta bëjnë trupin të funksionojë në mënyrë optimale.

Ulni  stresin: Hulumtimet tregojnë se njerëzit që nuk bëjnë seks kanë nivele më të larta të stresit. Sipas një studimi skocez i publikuar në revistën “Psychology” , marrëdhëniet seksuale mund të përmirësojnë performancën tuaj në situata të vështira dhe ju bëjnë të ndjeheni më pak të shqetësuar.

Normalizoni presionin e gjakut në mënyrë natyrale: Shumë studime kanë treguar se kur kryeni rregullisht marrëdhënie seksuale, keni shanse më të ulëta për të pasur presion të lartë të gjakut. Një artikull i botuar në revistën “Psikologji Biologjike” përshkruan efektet pozitive të marrëdhënieve të shpeshta në presionin e gjakut.

Muskuj më të fortë legenit dhe kontroll më të mirë fshikëzës: Kjo është veçanërisht e rëndësishme për femrat, pasi rreth 30% vuajnë nga muskujt e dobët të legenit. Kur bëni seks, muskujt e legenit ushtrohen, duke u përë më të fortë. Kjo gjithashtu rrit kënaqësinë gjatë aktit seksual.

Zvogëloni rrezikun e kancerit të prostatës: Faktorë të ndryshëm ndikojnë në rrezikun e kancerit, dhe seksi mund të jetë një prej tyre. Në një studim të publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, njerëzit qëkryenin marrëdhënie seksuale më shumë se 21 herë në muaj kanë shuam mundësi  për të reduktuar rrezikun e kancerit të prostatës.

Një formë e ushtrimit: Seksi është një formë e stërvitjes kardiovaskulare. 30 minuta të këtij aktiviteti të këndshëm (nga fillimi deri në fund), djeg të paktën 85 kalori.

Dukeni më të rinj dhe të shëndetshëm: Sipas një eksperimenti të kryer në në spitalin Royal në Skoci, njerëzit që kryenin marrëdhënie seksuale katër ose më shumë herë në javë me një partner të qëndrueshëm dukeshin 7 deri në 12 vjet më të rinj se mosha e tyre aktuale!

Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave