Cilat janë sëmundjet që prekin më shpesh dhëmbët?

Nga mjekja stomatologe Laureta Koçi

Sëmundja që prek më shpesh dhëmbët është kariesi. Kariesi është ajo hapja e gropave tek dhëmbët, prishja, e ku më pas fillojnë dhembjet, enjtja etj. Janë bërë studime dhe tek moshat e reja, dmth, nga mosha 2-3 vjeç, sepse kariesi prek edhe dhëmbët e qumështit, indeksi i prekjes nga kariesi rritet. Ndërsa nga mosha 40 e mbrapa mundësia për t’u prishur është më e pakët, sepse është një lloj rregulli që një dhëmb sa më shumë të rrijë në gojë, aq më i fortë bëhet. Aq më imunitet fiton edhe nga kariesi që buzeqeshje dhembe 1siç e thamë është sëmundja që prek më shumë dhëmbët. Pas kësaj moshe ulet indeksi i kariesit dhe rritet indeksi i paradentozës.

Paradontoza është sëmundja që prek kockën e dhëmbëve. Fillon me një gingivë të thjeshtë, pastaj kalon në kockë, dhe është sëmundja më e keqe, dhe më e keqe se kariesi sepse shkatërron gingivat, shkatërron kockat dhe ti nuk ke më as ku t’i vesh dhëmbët, as ku të vesh impiante, as ku të vesh proteza. Në botë kësaj sëmundje i kushtohet vëmendje sepse sot jetëgjatësia po rritet.

Domethënë do të kemi njerëz me moshë më të madhe. Këta njerëz do e humbin dhëmbin natyral dhe do të detyrohen të protezohen. Që të mos protezohen, sepse është një proces i lodhshëm për pacientin, të vret, të lëviz, shkohet te impianti që është trendi i momentit, por që të bësh impiantin duhet që të kesh kockë. Nëse ti nuk ke qenë gjatë gjithë jetës tënde i kujdesshëm për të mbajtur një tooth illustrationhigjienë orale, për të kuruar gingivët dhe ajo kockë ka ikur, ku do t’i vësh impiantet?

Kur shkon tek mjeku, fillimisht shkojnë tek higjenisti. Higjenisti është ai që shikon higjienën e gojës, bën pastrimin, pastaj kalon tek mjeku, që mund të merresh me një karies të thjeshtë, me një heqje, mund të bësh një shërbim estetik etj.

Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sepse ne jemi njerëz social. Nëse të mban erë goja, nuk mund të jesh pjesë e një ambienti. Shëndeti oral është pjesë e shëndetit të përgjithshëm (pasi ka ato efektet e sëmundjeve) dhe është pjesë e rëndësishme e integrimit social.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës