Cilat janë shkaqet e epilepsisë? 

Për “Shëndet+”, mjekja neurologe Brunilda Zllami

Epilepsia nuk ka shkaqe të identifikueshme në mbi gjysmën e atyre që vuajnë nga kjo diagnozë. Në pjesën tjetër, është një gamë faktorësh;

Epilepsia dhe shtatzania, truriNdikimi gjenetik: Shkencëtarët i lidhin disa tipe të epilepsisë me disa gjene specifike dhe mendohet se ka më shumë se 500 gjene që janë lidhur me këtë shkak. Për shumicën e njerëzve gjenet janë vetëm një pjesë e cila ndoshta i bën persona të caktuar, më të ndjeshëm ndaj faktorëve mjedisorë që nxisin epilepsinë;

Traumat e kokës: Dëmtime traumatike që prekin kryesisht korteksin cerebral mund të bëhen vatra epileptogjene, por ndonjëherë edhe pa një dëmtim të dukshëm në ekzaminimet imazherike, pas një traume koke mund të shfaqen krizat epileptike;

Insultet cerebrale: Në varësi të vendit të dëmtimit, disa AVC mund të shoqërohen me epilepsi. ACV-të janë shkaku i gati gjysmës së epilepsive të moshës adulte; Demenca është një nga shkaqet e shpeshta të epilepsisë në moshën e tretë. Sëmundjet virale dhe bakteriale që prekin trurin, si: meningjiti dhe encefaliti apo abceset cerebrale mund të shoqërohen me epilepsi;

Cerebral Palsy: Dëmtimet e periudhës së paralindjes apo gjatë lindjes që mund të shkaktojnë dëmtim të trurit, si ishemitë apo hemorragjitë cerebrale, infeksionet, mungesa e oksigjenimit të trurit janë shkak i rreth 20% të epilepsive tek fëmijët. Këto çrregullime mund të shoqërohen ose jo me dëmtime të tjera neurologjike dhe konjitive;

Çrregullimet e zhvillimit: Sindroma të veçanta, si ajo “daun” kanë shoqërim të shprehur me epilepsinë; Çrregullimet e rëndësishme respiratore, kardiake, elektrolitike, metabolike mund të çojnë në kriza konvulsive (duhet bërë diferenca me epilepsinë).

Mosha: Mund të ndodhë në çdo moshë, por tenton të jetë e formës primare në moshë të vogël dhe sekondare në moshë të madhe.

Seksi: Meshkujt kanë risk lehtësisht më të rritur se femrat.

Historia familjare: Ka rritje të riskut për kriza epileptike në rast historie familjare me epilepsi.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë