Kryefaqja Femrat Cilat janë shkaqet e mykut vaginal?

Cilat janë shkaqet e mykut vaginal?

0
Shpërndaje

Përshëndetje! Cilat janë shkaqet e mykut vaginal?

Përgjigjet dr. Kozeta Mustafaraj, mjeke gjinekologe

Mykoza vaginale është variant i vaginitit (inflamacioni i vaginës) i karaketrizuar nga irritim i vaginës, kruajtje dhe rrjedhje vaginale. Kandidoza prek vaginën dhe hyrjen vulvare. Pothuaj 3 në 4 gra referojnë se kalojnë të paktën një infeksion mykotik gjatë jetës së tyre. Mykoza vaginale nuk konsiderohet si sëmundje seksualisht e transmetueshme, megjithëse funget, që janë shkaktarët e saj, përhapen nëpërmjet rrugëve oro-genitale, për arsyen e thjeshtë që funget gjenden normalisht në vaginë, por rriten dhe japin sëmundje në kushte të caktuara.

Simptomat mund të variojnë nga të lehta në më të shprehura, duke përfshirë:

– Kruajtje dhe irritim të vaginës dhe të hyrjes vulvare.
– Ndjesi djegieje, sidomos gjatë urinimit dhe gjatë marrëdhënieve seksuale.
– Skuqje dhe ënjtje të vulvës.
– Dhimbje vaginale dhe tensionim të indeve përreth.
– Rrjedhje vaginale e trashë e bardhë, pa erë me pamje si gjize.

Komplikacionet shihen:

– Në rast të përkeqësimit të shenjave të mëparshme, sikur: skuqje e fortë dhe e shtrirë, ënjtje e shprehur, kruajtje që çon deri në gricje të mukozës (fisura) apo plagë sipërfaqësore.
– Infeksione rekurent deri në mbi 4 herë në vit.
– Infeksioni mykotik që shkaktorhet nga tjetër lloj veç candida albicans.
– Kur gruaja është shtatzënë.
– Nëse vuan nga diabeti i pakontrolluar.
– Në rast rënie të imunitetit nga përdorimi i disa lloj medikamentesh apo infeksioni HIV.

Kandidoza është infeksion mykotik i shkaktuar nga kandida, një mikroorganizëm i pranishëm normalisht në vaginë, së bashku me baktere të tjera. Në gjendje natyrale vagina përmban një përzierje të balancuar bakteresh dhe candida. Laktobacili që jeton normalisht në vaginë pengon mbirritjene e mykut në vaginë. Nëse prishet balanca e këtyre organizmave në vaginë do të ketë rritje të mykut. Shkaktarët më të shpeshtë të prishjes së këtij ambienti janë:

– Përdorimi i antibiotikëve (ulin sasinë e laktobacilit ne vagine dhe prishin pH e saj )
– Shtatzënia dhe çdo gjendje që shoqërohet me shtim të sasisë së estrogjenit në organizëm.
– Përdorimi i kontraceptivëve oral ose zëvendësuesve hormonal.
– Diabeti i pakontrolluar.
– Sistemi imunitar i dëmtuar, nga përdorimi i kortizoni kebe, infeksione të ndryshme, si HIV.
– Çdo gjë që ndryshon tipin dhe sasinë e baktereve që gjenden normalisht në vaginë, sikur dushet vaginal të shpeshta, irritimi nga lubrifikues të ndryshëm.
– Aktiviteti seksual, edhe pse nuk konsiderohen seksualisht e transmetueshme, mund të shërbejë si rrugë hyrëse e kandidës./JoTabu.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here