Cilat janë shkaqet më të zakonshme të tensionit të ulët?

Ka disa kushte mjekësore në të cilat mund të ulet presioni i gjakut të tilla, si:

humbja e gjakut (hemorragjitë e ndryshme, operacionet), sëmundje të tiroides, shtatzania, infeksionet e ndryshme, reaksionet alergjike, anemitë, mangësitë në ushqyerje, mjekimet që kurojnë zemrën dhe presionin e lartë të gjakut etj. Nëse tensioni juaj bie nën 30 për qind të vlerave tuaja personale normale, atëherë kjo situatë kërkon paraqitjen tek mjeku dhe ekzaminimet e domosdoshme për të evidentuar shkakun.

hipertensioniNatyrisht që disa njerëz kanë presion të ulët të gjakut, si për shembull atletët. Në përgjithësi tensioni i ulët është më i mirë se tensioni i lartë i gjakut për sa i përket rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Të gjithë e dimë rrezikun e hemorragjive cerebrale nga tensioni i lartë i gjakut. Por, rreziqet për trurin janë shumë të mëdha edhe kur tensioni është i ulët, domethënë që truri nuk furnizohet me sasinë e gjakut që i nevojitet.

Po kështu nga mungesa e furnizimit me gjakun e duhur vuajnë edhe organet e tjera, si: zemra, veshkat, mëlçia, zorrët, etj. Kështu ndodhin ato që quhen ishemi. Pra, ishemia nuk ndodh vetëm kur bllokohen enët e gjakut nga trombet apo sklerotizimi i tyre, por edhe kur fluksi i gjakut nuk është në sasinë e duhur.

Detyra e veshkave është të eliminojë toksinat (helmet) nga trupi ynë. Por, nëse fluksi i gjakut, është i ulët atëherë veshka nuk filtron si duhet dhe substancat toksike mbeten në gjak dhe shkaktojnë dëme për shëndetin. Kur sasia e gjakut është e pamjaftueshme edhe sasia e oksigjenit është e pamjaftueshme, dhe kështu do të ndeshemi me simptoma të tilla si zalisja (ndjenja e të fikëtit), marramendje ose edhe më keq, atakët në tru edhe në zemër.

Postime të ngjashme

Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Formular Aplikimi
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?
BUTRINTI – Lufta e radhës së qytetit antik  
Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni, ja përse
Skleroza e shumëfishtë, rreziku shëndetësor i moshave të reja