Cilat janë simptomat më të zakonshme të nervit shiatik?

Nga Artid Lame, mjek neurokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Simptomat në përgjithësi janë klasike. Simptoma e parë është dhimbja e mesit që mund të fillojë gradualisht me ngrirje të mesit gjatë qëndrimit të gjatë ulur, vështirësi në rrotullimin e mesit apo në mëngjes pacienti mund të ndihet i bllokuar në mes Nervi shiatikdhe më pas me marrjen e aktivitetit lirohet nga dhimbjet. Dhimbjet e mesit shtohen në qëndrime të gjata në këmbë apo në ecje dhe aktivitet fizik.

-Ka një tjetër shfaqje të dhimbjeve të mesit që ne i quajmë akute (të menjëhershme). Kjo dhimbje shfaqet menjëherë pas ngritjes së një peshe, pas një kollitjeje apo teshtitje, pas një përkulje të pakontrolluar të kolonës (shtyllës kurrizore). Në këto raste pacienti tregon se ka ndjerë një kërcitje në mes dhe më pas një dhimbje të fortë.

-Simptomë tjetër është dhimbja e këmbës apo shiatalgjia. Dhimbja fillon të përhapet zakonisht në njërën këmbë, ose mund të ndodhë që përhapet në të dyja njëkohësisht. Është një dhimbje që shfaqet në nivele të ndryshme: dikush e ka në pjesën e përparme të kofshës, dikush në pjesën e pasme. Pacienti mund ta ndiejë dhimbjen kur teshtin ose kollitet. Në këto raste ka një ndjesi korrenti në mes, pasi shtohet presioni mbi rrënjët nervore dhe ajo jep një dhimbje si shkarkesë elektrike.

-Simptomë tjetër është mpirja që ndjen pacienti në këmbë në varësi të territorit të rrënjës së prekur. Zakonisht është mpirje që shkon deri te gishtat e këmbës. Këto janë simptomat më të zakonshme.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore