Cilat janë vitaminat dhe mineralet që i nevojiten trupit tonë

Për të pasur një shëndet të mirë, trupit i nevojiten padyshim vitaminat dhe minerale të caktuara. Burimi më i mirë për t’i marrë ato, është ushqimi. Ja cilat janë 5 vitaminat dhe mineralet që ju nevojiten:

vitaminaVitamina B-6: rregullon gjumin dhe ndihmon në përmirësimin e humorit. Ushqime që përmbajnë këtë vitaminë janë bananet, patatet e ëmbla, mishi i pulës etj.

Vitamina B-12: kontribuon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Kjo vitaminë gjendet në produkte si kosi, veza dhe djathi.

Vitamina D-3: forcon kockat, dhëmbët dhe muskujt. Produkte nga të cilat ne mund ta përfitojmë këtë vitaminë janë të bardhat e vezëve, produktet e sojës, sardelet etj.

Kalciumi: është minerali i cili forcon kockat, dhëmbët dhe rregullon presionin e gjakut. Qumështi, kosi, bajamet dhe salmoni janë disa nga ushqimet që ju duhet të konsumoni për të përfituar kalciumin.

Hekuri: rrit nivelet e energjisë trupore dhe parandalon aneminë. Burimet më të pasura me hekur janë: mishi, bizelja, soja, peshku, fiku etj.

Përgatiti për “Shëndet+”: Xhovana Kodra

Burimi:http://www.healthyfoodhouse.com/which-vitamins-and-minerals-do-we-need/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?