Cilat produkte na sigurojnë jod dhe cilat janë shenjat e mungesës së tij?

Nga Dashamir Gjergji, endokrinolog

Organizmi ynë nuk prodhon jod vetvetiu, por e merr atë nëpërmjet ushqimeve. Jodi gjendet në shumë ushqime, si p.sh: bukë, djathë, qumësht, vezë, kos, akullore, luleshtrydhe, multivitaminat me jod, kripë e jodizuar, peshqit e detit, frutat e detit, salca e sojës etj.

ushqyerja 2Sasitë e nevojshme ditore tek një i rritur janë 150 mcg në ditë, por në periudha të caktuara të jetës këto nevoja janë të ndryshme, të përmbledhura si më poshtë.

0-6 muaj: 110 mcg

6-12 muaj: 130 mcg

1-8 vjeç: 90 mcg

9-13 vjeç: 120 mcg

14+ të rritur: 150 mcg

Gratë shtatzëna: 220 mcg

Gratë që kanë fëmijë në gji: 290 mcg

Cilat janë simptomat e deficencës së jodit?       

Në të vërtetë vetë jodi nuk shfaq drejtpërdrejt simptoma, por mungesa e tij manifestohet klinikisht nëpërmjet çrregullimeve hormonale të tiroides dhe sëmundje të tjera të saj që shfaqen pikërisht në terren të deficencës jodike. Si për shembull:

Gusha ose struma është zmadhimi i gjendrës tiroide e cila manifestohet me fryrje në pjesën e përparme të qafës dhe në jo pak raste ajo zë komplet qafën. Në format e saj të avancuara është e lehtë të dallohet sepse ajo thuajse e “pushton” gjithë hapësirën e përparme të qafës, ndërkohë që tiroidja normale që thuajse është e padukshme nga syri.

Gusha mund të paraqitet si gushë endemike në rastet kur si pasojë e deficencës jodike kemi prekje në masë të popullatës >10% nga kjo sëmundje, kjo ndodh zakonisht në zonat kodrinore dhe malore.

Gusha mund të përhapet edhe në formën e saj sporadike kur prek një numër më të vogël individësh, kjo shpesh vjen edhe nga probleme gjenetike, ambientale etj.

Gusha e thjeshtë nëse me kalimin e kohës nuk trajtohet siç duhet me barna, sidomos kur nuk sigurohen në mënyrë të përditshme për një kohë të gjatë sasitë e mjaftueshme të jodit, atëherë kjo sëmundje në fillesë e thjeshtë, mund të ndërlikohet më tej me formimin e nodujve ose nyjeve apo lythave të ndryshme. Sigurisht kur struma apo gusha bëhet me lytha, gjendja e tiroides e sidomos funksioni i saj bëhet më i vështirë për t’u kontrolluar për shkak se këto struktura të reja të tiroides nuk përfshihen si normalisht në proceset e stimulimit dhe frenimit fiziologjik të prodhimit të hormoneve të tiroides.

Postime të ngjashme

Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
A është tuberkulozi i shërueshëm?
Pse është e rëndësishme të ruani rezultatet e matjes së presionit të gjakut?
Depresioni dhe ankthi: Tiroidja mund të jetë shkaku
Si te përmirësoni tretjen pas të 40-ave?